Best Practices for Designing Mobile UI/sq

From Qt Wiki
Jump to navigation Jump to search

En Ar Bg De El Es Fa Fi Fr Hi Hu It Ja Kn Ko Ms Nl Pl Pt Ru Sq Th Tr Uk Zh

Praktikat më të mira për të dizajnuar ndërfaqe për programe për telefona mobil

Në këtë vend komuniteti shqipëtar është i lirë të editojë dhe të shtojë informacion mbi dizajnimin e përvojave të përdoruesve për programe të cilat për cak i kanë telefonat mobil të menqur, fillojmë me disa pjesë.

Gjithmonë ndërto programin i cili merr sjelljen e platformës

Si zhvillues softuerik për telefona të menqur, ne duhet gjithmonë të ndërtojmë aplikacione në atë mënyrë që ti përshtatemi platformës. Një nga shumë sjellje të Symbian platformës në shembujt tonë, është për ti mbajtur menytë ku janë dhe të japin alternativa nga menyja e alternativave, në rastet më poshtë janë menytë Options, Back dhe Exit, një aplikacion i tretë është në pamjen më poshtë dhe një aplikacion tjeter nga Nokia i cili quhet Nokia Situations gjindet më poshtë që e elaborojnë këtë sjellje dhe i përshtaten sistemit operativ.

ss1

ss2

2. Gjithmonë mendoni për pajisjet që i keni në cak

Ne gjithmonë duhet të kemi në mendje pajisjet të cilat i kemi cak, nëse ju jeni duke menduar që aplikacionit juaj të punojë në pajisje të cilat janë me prekje (touch screen), sikur në shembujt më lartë, ju duhet të krijoni butonë më të mëdhej, lejoni kinetic scrolling dhe të keni tekst më të madh. Nëse keni për cak pajisjet që nuk janë me prekje, pra kanë tastierë fizike, ju duheni ta përshtatni kodin për d-pad joystick-un dhe tastierë fizike.

Nëse dëshironi që të keni cak dy tipet e pajisjeve (me prekje dhe pa të) atëherë mundësia më e mirë është ta detektoni atë dhe ajo bëhet duke përdorur kodin më poshtë.

QSystemDeviceInfo cSystemInfo;

bool hasTouchScreen()
{
 DWORD dwFlags = cSystemInfo.inputMethodType();

if ((dwFlags & (QSystemDeviceInfo::SingleTouch|QSystemDeviceInfo::MultiTouch)) != 0)
 return true;

return false;
}

Linqe